Kryeministri Edi Rama ka dhënë një “Lajm shumë të mirë” sikurse e quan ai, marrëveshjen për Portin e Durrësit.
Ja postimi i plotë:
LAJM SHUMË I MIRË
Pas thuajse tre vjet rrugëtimi me shumë hapa, duke kaluar përmes diskutimesh, studimesh, analizash, debatesh, bisedimesh teknike e negociatash jo të lehta, nënshkruajmë sot Memorandumin e Bashkëpunimit, midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk, përfaqësuar nga investitori e zhvilluesi me famë botërore Muhammed El Alabbar dhe “Albanian Seaports Development Company”, për realizimin e projektit “Durrës Yachts & Marina”, ndërtimin e portit më të madh turistik të Mesdheut në Durrës🤝
Një falenderim i veçantë për Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, pa bekimin e të cilit ky projekt nuk do të ishte i mundur🇦🇱🙏🇦🇪