Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës në Përrenjas në kushte të rënduara psikologjike. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë kur Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.
Çollaku jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.
Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos pagesës.
48-vjeçari jetonte bashkë me motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendngjarje, për rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë që trupi i tij gjendet në morgun e Elbasanit, ku akoma nuk është paraqitur mjeku ligjor për ekspertizën ligjore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota.

