Xhovani Kolela, ish trajner i Apolonisë së Fierit, është rikthyer përsëri në Shqipëri, por këtë herë për të drejtuar skuadrën e Partizanit.
Xhovani Kolela dhe klubi i Partizanit kanë zyrtarizuar kontratën.
Ish trajneri i Apolonisë, por dhe i disa ekipeve në ligat e ulëta Italiane ulet në pankinën e të kuqve mbasi Dritan Mehmeti e la vendin e lirë.
Presidenti Gazment Demi ka bërë të ditur zgjedhjen dhe vendimin për t’i lënë drejtimin teknikut italian.