Një avion i vogël ka bërë ulje të detyruar në një autostradë në Kaliforni, SHBA.
Avioni kishte në bord vetëm pilotin dhe një pasagjer dhe për shkak të një defekti teknik bëri ulje të detyruar në mes të automjeteve në autostradë, ku në atë moment kishte shumë trafik.
Në çastin e uljes në tokë, ndodhi një shpërthim dhe avioni u përfshi nga flakët.
Autoritetet njoftuan se piloti dhe pasagjeri ishin në gjendje të dilnin nga avioni në mënyrë të sigurt.
Avioni gjatë uljes u përplas me një kamion që kishte tre persona në kabinë dhe fatmirësisht, as ata nuk u lënduan.
Piloti pretendoi se ai bëri një ulje emergjente në autostradë pasi pësoi një defekt në motorr ndërsa fluturonte për në aeroportin Corona.

