Nga Greqia, Shpëtim Zinxhiria shkruan
Mbrëmja festive e Miqësisë Shqiptaro-Greke
Me Ftesë nga Shoqata e Muzikantëve të Korinthit , Shoqata jonë si edhe me mbështetjen nga Bashkia e Korinthit si edhe Qendra kulturore artistike dhe sporteve të Bashkisë Korinth në datën 4.8.2022 në ambjetet e jashtme të teatrit Bashkiak në qendër të Korinthit u zhvillua koncerti me pjesëmarrjen e grupit të këngëve dhe valleve nga Qendra kulturore artistike dhe sporteve të Bashkisë Maliq të qytetit të Korçës si edhe të grupit artistik të Shoqatës
“Terpsihori “nga Perijali Korinthit.
Qe një mbrëmje muzikore e cila dha për publikun një koncert ku dy kulturat tona u ndërthurën në një ritëm dhe një mesazh.
Ndër vite kemi ndërtuar një miqësi, dashuri dhe respekt e me krenari Flamuri ynë u vallëvit në qendër të Korinthit nën tingujt e muzikës Shqiptare dhe Greke .
Në këtë aktivitet për mbarëvajtjen dhe mikpritjen e grupit u kujdesën në mënyrë të veçantë
Jani Xheli
Jani Kostandelo të cilët i falenderojmë veçanërisht.
Na nderuan me pjesëmarrjen e tyre Kryetari i Bashkisë së Korinthit
z.Vasili Nanopulos
Drejtori i Qendrës Kulturore të Arteve dhe Sportit të Bashkisë Korinth
z.Themi Kuçogila
Drejtori i Qendrës Kulturore të Arteve dhe Sportit të Bashkisë Maliq
z.Festim Tomori
Kryetari I Shoqatës së Muzikantëve të Korinthit
z.Sokrati Lelekos
Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi
z.Ermal Sulaj
Sekretari organizativ i Komunitetit Shqiptar në Greqi dhe njëkohësisht Kryetari i Nderit të Shoqatës tonë
z.Irfan Abazaj
Kryetari i Unionit
z.Ardian Daullja
Kryetari i Lidhjes së Mësuesëve në Greqi
z.Pjerin Lleshi
Përfaqësuese e Lidhjes së Gruas Shqiptare në Greqi
zj.Elida Sopoti
Presidente e Organizatës Jeta në Greqi
zj.Elona Kataro
Presidente e Lobit Euroatlantik në Greqi
zj.Brikena Qama
Kryetari i Shoqatës Lunxheria z.Emmanuel Neti
Kryetari i Shoqatës së Elbasanit z.Arjan Tollumi
Sekretari i Shoqatës Lushnja
z.Etmont Guri
Sekretari i Shoqatës Vllazërimi
z. Kosta Stathi
Përfaqësuesi i Literart
z.Librand Dhrami
Përfaqësuesi i Shoqatës Korça z.Festim Zaçe
Nga Ambasada e Republikës së Shqipërise në Greqi u dërguan përshëndetje nga ana e Ambasadores Zj.Luela Hajdaraga me urimet më të mira për këtë aktivitet me suksese dhe vazhdimësi të një miqësie me mardhëniet e shkëlqyera me Bashkinë e Korinthit.
Si gjithnjë Kryesia e Shoqatës tonë ishte aty me kontributin dhe iniciativën e saj u realizua një aktivitet me një madhështi që vërtet meriton përgëzime .