Në plazhin e Spilles mund të ndodhte tragjedia, kur një çift që kishin shkuar me pushime janë futur në det bashkë me djalin 4 vjeç.
Dallgët e kanë mbërthyer familjen dhe s’po mundte të dilte në breg.
Vrojtuesi Rodrik Martiri i ka parë me dylbi familjen që po bënin me duar duke kërkuar ndihmë dhe kanë vrapuar për të marrë kolegun tjetër Festim Sula.
Të dy më pas i kanë shkuar në ndihmë familjes 3 anëtarshe, duke i nxjerrë në breg me një varkë pedalon.
Si fëmija edhe dy prindërit, përveç tronditjes nuk kanë pasur probleme të tjera.

