Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Rrëmbec të Maliqit, ku një person u qëllua me thikë dhe për pasojë humbi jetën.
Viktima është 60-vjeçari Nesti Sotiri, ndërsa autori i krimit është, Velo Hazisllari.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave. 60-vjeçari u transportua për në spital, por nuk mundi të mbijetonte.
Edhe autori i ngjarjes ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Korçës.