Situata në fshatin Dushkarak të Selenicës po përkeqësohet, flakët kanë zgjeruar sipërfaqe të mëdha dhe është dashur ndërhyrja nga ajri.
Dushkaraku është një fshat i Bashkisë Selenicë i cili ndodhet fare pranë lumit Vjosa, por që s’ka mundur t’i shpëtojë flakëve shkatërruese të kësaj vere me temperatura rekord.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u ka bërë thirrje banorëve pranë vatrave të zjarrit të evakuohen sa më parë.
Reagimi i Peleshit:
Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet.
Peleshi shkruan gjithashtu se vatra aktive zjarresh ka në Kurbin dhe në Shkodër.