Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e diel në plazhin e Sivotas në Greqi, ku një 62-vjeçare ka gjetur vdekjen në sy të të gjithë familjes së saj teksa kishin shkuar për pushime.
Në fakt zonja është hedhur me parashutë, por jo gjithçka ka shkuar siç ishte parashikuar.
Parashuta ka ngecur tek një skaf që po lundronte në ujërat pranë dhe 62-vjeçarja është tërhequr zvarrë.
Skafi ka vijuar lundrimin pa e parë se çfarë po ndodhte dhe duke tërhequr gruan në fjalë dhe duke e vrarë.
E gjithë skena është parë nga familja e 62-vjeçares të cilës kanë alarmuar autoritetet dhe pushuesit e tjerë vendase me të bërtiturat e tyre.
Drejtuesi i skafit është marrë nga policia dhe për të po ndiqen procedurat përkatëse. Pritet që ai të merret në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat që sollën humbjen e jetës së gruas në mënyrë tragjike.