Protestuesit telefonojnë kryeministrin për shkarkimin e ministrave, por ai nuk denjon të përgjigjet.
Pedagogia dhe kushërirë e vogëlushes që u vra në plazhin e Himarës, Ilirjana Kuçana, ka telefonuar direkt kryeminsitrin, por sikurse pritej, nga ana tjetër nuk u përgjigj kush.
“Kjo çështje është njerëzore, mbi të gjitha është prindërore”, tha Kuçana..
Qytetarët njoftuan se do të vijojnë protestën në çdo institucion ndërkombëtar dhe paralajmëruan se do të plotësojnë një peticion për të shkarkuar ministrat Çuçi dhe Kumbaro.