NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha në SHBA/ Takon Kongresmenin Joe Wilson, kryetar i Komisionit te Helsinkit të kongresit të SHBA. Diskutime mbi pasojat e narkoshtetit dhe farsës zgjedhore nevoja për qeveri teknike në Shqipëri dhe gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
    1 day ago
    Gazment Bardhi/ Edhe sa vila të padeklaruara duhet t’i zbulohen Belinda Ballukut, në mënyrë që SPAK të sjellë në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë arrestimit të saj?
    2 days ago
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    3 days ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nuk ndalet inflacioni, arrin 7.5% në korrik, rekord të ri të 20 viteve
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
Të tjera
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
Kryesore
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
Të tjera
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Aktualitet
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nuk ndalet inflacioni, arrin 7.5% në korrik, rekord të ri të 20 viteve

Neutrale
Last updated: 2022/08/08 at 4:58 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Rritja e çmimeve nuk ka ndalur dhe në korrik, ndonëse ritmet janë ngadalësuar në krahasim me muajt e mëparshëm.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022 është 7,5%, nga 7.4% që ishte muajin e mëparshëm. Edhe në korrik rritja e çmimeve u ndikua më së shumti nga ushqimet dhe pijet alkoolike si dhe nga karburantet.

Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2022, krahasuar me Qershor 2022 është 0,2%.

Në korrik, inflacioni ishte në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2002, kur treguesi ishte 7.6%.

Inflacioni është më se dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar i bankës së Shqipërisë prej 3%.

Banka e Shqipërisë, e cila ka si objektiv kryesor ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, që nga muaji mars i këtij viti ka rritur tre herë normën bazë në ekonomi, duke eçuar nga minimum historik prej 0.5% në 1.75% në fillim të gushtit, në përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit.

Guvernatori Gent Sejko deklaroi gjatë vendimit të fundit se informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet e mëparshme. Ky gjykim pasqyron rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet botërore, si dhe kërkesën e lartë e të qëndrueshme për mallra e shërbime në vend.

Në eurozonë, në korrik inflacioni arriti në nivel rekord prej 8.9%. Më shumë se gjysma e rritjes së çmimeve në vend vjen për shkak të shtrenjtimit të produkteve që Shqipëria merr nga importi, duke sinjalizuar se rritja e çmimeve të konsumit do të vazhdojë më tej, pasi inflacioni në Eurozonë vetëm po rritet.

Nga erdhi rritja e çmimeve

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,59 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,14 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,66 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,32 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,27 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti”, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor”me +0,02 pikë përqindje secili.

Sipas INSTAT Krahasuar me muajin Korrik 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 19,7%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,2%,
“Hotele, kafene dhe restorante” me 6,0%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,0%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4%,

“Veshje dhe këpucë” me 2,1%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,5%, “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,7% secili, “Shëndeti” me 0,5%, “Argëtim dhe kulturë” me 0,2%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u rritën me me 30,6%, pasuar nga nëngrupet “bukë dhe drithra” me 20,0%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 18,2%, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 15,4%, “peshk” 11,4%, “zarzavate përfshirë patatet” me 9,5%, “mish” me 9,1%, etj.

Krahasuar me muajin Qershor 2022, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” u rritën me 0,7%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,6%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5% secili, “Pije alkoolike dhe duhan”, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4% secili, “Shëndeti” me 0,3%, “Komunikimi”me 0,2% dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7%, pasuar nga grupi “Argëtim dhe kulturë” me 0,1%.Monitor.al

TAGGED: Lajme
Neutrale August 8, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!
4 hours ago
Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.
4 hours ago
Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.
7 hours ago
Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
8 hours ago
Luçiano Boçi/ LUANI NË SPAK, HIENAT NË LUKS
24 hours ago

Rama fyeu protestuesit vlonjatë/ Reagon ish-kryebashkiaku, Gezim Zilja: Ore Kryeministër qesharak!

Protesta e vlonjatëve kundër Muzeut Hebraik/ Rama fyen protestuesit dhe deputetin Leskaj: Një grup grup delinkuentësh sulmuan sot kantierin e ndërtimit.

Ngjela kundër Ramës: Po dhe Sazanin do shkosh në burg, dhënia e ishullit i intereson Beogradit.

Durrës/ Finalizohet operacioni “Informacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?