Anija “Jaohar Ranim” është nisur nga Porti i Odesës në Ukrainë dhe po lundron drejt portit të Durrësit.
Në bordin e saj ka një sasi prej 6 000 tonësh grurë të cilat janë porositur nga një kompani shqiptare.
Mendohet se anija e transportit do të ankorohet në Portin e Durrësit më dt 10 gusht.