Ish presidenti Ilir Meta dhe aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, ka përkujtuar sot eksodin e madh të shqiptarëve nga porti i Vlorës, ndodhur në gusht të vitit 1991.
Ja fjala e plotë e Metës:
Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.
Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.
Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.
Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!
REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë.