Të gjithë po ikin, të rinjtë po ikin… Deri kur ?
Ky është alarmi që ngre Gerti Bogdani në rrjetet sociale.
Në fakt ai i referohet shtypit anglez, që shkruan se ndër 10 emigrantë që futen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, 4 prej tyre, në të gjitha rastet, vijnë nga Shqipëria.
Është mungesa e shpresës, shkruan Bogdani në
“Facebook” që po detyron shqiptarët, me apo pa shkollë, me apo pa arsim që të braktisin vendin e tyre.
Ja postimi:
Ankohen se nuk ka infermierë, se nuk ka inxhinierë, se nuk ka kamarierë….
Ndërkohë bëjnë çdo gjë që rinia shqiptare të rrezikoi jetën, të lërë pas familjen dhe vendin e të marri rrugët e botës!
Mungesa e shpresës për të ndërtuar një të ardhme të sigurt për vete dhe familjen e vet, në vendin e vet, bën që çdo ditë me qindra të rinj, të punësuar a të papunë, të mirëarsimuar apo jo, të ikin nga Shqipëria!
DERI KUR?!


