Një zjarr katastrofal ka përfshirë pasditen e sotme të ashtuquajturën, Kurora e Elbasanit.
Banorët kanë dalë me mjete rrethanore, por ka qenë një betejë e dëshpëruar.
Terreni kodrinor e ka bërë të vështirë futjen e zjarrfikseve.
Një banor i qytetit shkruan: Vetëm ndërhyrja nga ajri mund ta shpëtonte kurorën e ullishtes në qytetin tonë ! Janë ullinj shekullor, janë histori e pasuri.
Dëm i pallogaritshëm…