Tragjedia e rëndë e çiftit shqiptar që ndodhi dje në New York, ka tronditur familjen e tyre në Shqipëri, por edhe opinionin publik.
Mediat zbulojnë detaje të reja nga krimi brenda familjes shqiptare në SHBA.
Mësohet se Florind Belliu, 35-vjeç një aktor shqiptar ka hedhur nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej disa vitesh në New York, bashkëshorten e tij Ornelën, rreth 30 vjeçe.
Pasi ka kryer aktin e rëndë i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.
Mësohet se Ornela, dje po festonte ditëlindjen e saj, por dita e lindjes së saj është kthyer në ditëvdekjen e çiftit Belliu.
Ata ishin prindër të dy fëmijëve 6 dhe 2 vjeç.