Kështu shkruan para pak ditësh Bardh Spahia, Kryetari i Bashkisë Shkodër.
Spahia në rrjetet sociale bënë me dije se ka pritur një grup të rinjsh gjermanë në kuadër të programit Ersamus, pjesë e një shkëmbimi rinor mes qyteteve.
Takimi është zhvilluar në kryeqendrën e Veriut, në Shkodër.
Për më shumë, postimi i Kryebashkiakut Spahia:
Vëmendja ndaj të rinjve është investim për të ardhmen!
Pata kënaqësi sot të filloj ditën e punës me një takim me një grup të rinjsh nga qyteti Wiesbaden në Gjermani, të cilët në kuadër të programit Erasmus të Bashkimit Evropian, zbatuar nga Qendra Rinore Arka, janë pjesë e një shkëmbimi rinor mes dy qyteteve.
Mënyra më e mirë për t’u njohur dhe afruar me njëri-tjetrin si popuj europian, është shkëmbimi i eksperiencave dhe mendimeve të të rinjve, të cilët janë e tashmja dhe e ardhmja.
Janë pikërisht të rinjtë ato që arrijnë të afrojnë vendet pasi vizioni për të ardhmen, dëshira për ndryshime por edhe problematikat e tyre janë të ngjashme kudo.
Ku ka më bukur se të rinjtë të çojnë përpara nisma që na lidhin më shumë me shtete europiane, aty ku aspirojmë të jemi me të drejta të plota në të ardhmen.
Impresionuese përshtypjet që mora prej tyre për Shkodrën, jo vetëm nga ajo që kishin parë, por edhe mikpritja e gjetur dhe fryma e tolerancës fetare, shembull që siç ma shprehen vetë ata, nuk e kishin parë e gjetur diku tjetër.
I ftova të rikthehen sërish në Shkodër, pse jo për të eksploruar bukuritë që ka territori ynë e për t’i promovuar ato, ndërsa vitin e ardhshëm këtë eksperiencë do ta vijojnë në Wiesbaden në Gjermani me të rinjtë shqiptar.




