NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    23 hours ago
    Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
    1 day ago
    Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
    1 day ago
    Forumi i IDU/ Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Dr Roland Keta/ Tensioni i lartë dhe dëmtimet që shkakton në organizëm
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
Të tjera
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
Kryesore Politikë
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Dr Roland Keta/ Tensioni i lartë dhe dëmtimet që shkakton në organizëm

Neutrale
Last updated: 2022/08/07 at 7:13 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Tensioni i lartë – një faktor rreziku jo vetëm për sëmundjet e zemrës
Tensioni i lartë (hipertensioni) shpesh herë konsiderohet si një vrases i ngadaltë dhe i heshtur pasi shenjat duan kohë të shfaqen ndërkohë që vetë sëmundja mund të ketë vite që ka filluar të dëmtojë shëndetin tuaj. Pasojat e një tensioni të lartë të patrajtuar variojnë nga një paaftësi, në një cilësi të dobët jetese e madje edhe në një sulm në zemër (atak kardiak).
Pothuajse gjysma e pacientëve të cilët nuk e trajtojnë hipertensionin vdesin nga sëmundje të zemrës që lidhen me një qarkullim jo të mirë të gjakut (sëmundjet iskemike të zemrës) ndërsa një e treta vdesin nga goditjet në tru.
Trajtimi dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë dhe për pasojë dhe të rreziqeve jetësore që ai kanos.
Komplikimet që shkakton tensioni i lartë i pa kontrolluar ose i trajtuar në mënyrë jo efektive janë:
Dëmtim i arterieve
Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta dhe elastike. Shtresa e tyre e brendshme është e lëmuar në mënyrë që gjaku të qarkullojë lirshëm për të furnizuar organet jetësore dhe indet me oksigjen.
Hipertensioni mund të shkaktojë:
• Arterie të dëmtuara dhe të ngushtuara. Tensioni i lartë mund të dëmtojë qelizat e shtresës së brendshme të arterieve.
Kur yndyrnat e dietës suaj ushqimore futen në sistemin e qarkullimit të gjakut, ato grumbullohen në arteriet e dëmtuara. 
Si përfundim, muret e arterieve e humbasin easticitetin e tyre duke e limituar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut në trup.
• Aneurizëm (zgjerim i erës së gjakut). Me kalimin e kohës, presioni i vazhdueshëm i gjakut i cili kalon nëpër një arterie të dobësuar mund të bëjë që një pjesë e murit të saj të zgjerohet dhe të formojë një aneurizëm.
Një aneurizëm mund të çahet dhe të shkaktojë hemoragji të brendshme që mund të rrezikojnë edhe jetën. Aneurizmat mund të formohen në çdo arterie, por azakonisht ato formohen në arterien më të madhe të quajtur aortë.
Dëmtim i zemrës
Zemra pompon gjak në të gjithë trupin.
Tensioni i lartë i pakontrolluar mund ta dëmtojë zemrën në një sërë mënyrash të tilla si:
• Sëmundja e arterieve koronare e cila prek arteriet që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës. Arteriet e ngushtuara  nuk e lejojnë gjakun të qarkullojë lirshëm. Në momentin që gjaku nuk shkon lirisht në zemer, pacienti mund të ndiejë dhimbje në kraharor, një atak kardiak apo ritëm jo të rregullt të zemrës (aritmi).
• Zmadhim i anës së majtë të zemrës. Tensioni i lartë e detyron zemrën të sforcohet me shumë se zakonisht për të pompuar gjakun në pjesën tjetër të trupit.
Ky sforcim shkakton trashjen ose zmadhimin e ventrikulit të majtë (left ventricular hypertrophy). Këto ndryshime e kufizojnë aftësinë e ventrikulit të majtë për të pompuar gjakun në trup.
Kjo gjendje rrit rrezikun për atak kardiak, pamjaftueshmëri të zemrës dhe vdekje të papritur kardiake.
• Insuficiencë kardiake.
Me kalimin e kohës presioni i lartë i gjakut e sforcon muskulin e zemrës dhe e dobëson atë. Kjo situatë çon në pamjaftueshmëri të zemrës.
Dëmtim në tru
Tensioni i lartë shkakton Këto demtime ne tru:
• Iskemia e përkohshme cerebrale.
Në disa raste kjo quhet goditje e vogël në tru.
Kjo gjë ndodh nga një ndalim i përkohshëm i gjakut në tru i shkaktuar nga ateroskleroza ose nga një koagul gjaku i cili mund të vijë si pasojë e një tensioni të lartë. Një atak iskemik i përkohshëm është shpesh një paralajmërim që pacienti është në rrezik të lartë për një goditje në tru.
• Goditja në tru. Goditja në tru ndodh kur një pjese e trurit privohet nga oksigjeni dhe elementët ushqimorë duke shkaktuar kështu vdekjen e qelizave të trurit.
Tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë goditje në tru duke dëmtuar dhe dobësuar enët e gjakut të trurit nëpërmjet ngushtimit apo çarjes së tyre.
• Demenca. Demenca është një sëmundje e trurit, e cila shkakton problem me të menduarit, të folurin, të arsyetuarit, kujtesën, pamjen dhe lëvizjen. Ka një sërë faktorësh që shkaktojnë demencën. Demenca vaskulare p.sh., mund të rezultojë si pasojë e ngushtimit dhe bllokimit të arterieve që furnizojnë me gjak trurin.
Gjthashtu mund të shkaktohet nga goditja në tru e cila në vetvete shkaktohet nga ndërprerja e qarkullimit të gjakut drejt trurit. Në secilin nga këto raste, tensioni i lartë mund të jetë shkaktari.
• Paaftësi e lehtë e komunikimit. Kjo situatë është një fazë tranzicioni e ndryshimeve në të kuptuarin dhe memorien që vijnë me moshën dhe është një nga problemet kryesore të shkaktuara nga sëmundja e alzaimerit, por që njëkohësisht mund të shkaktohet edhe nga bllokimi i enëve të gjakut që vjen nga tensioni i lartë.
Dëmtim i veshkave
Veshkat filtrojnë lëngjet dhe mbetjet e tepërta nga gjaku. Tensioni i lartë mund të dëmtojë enët e gjakut të cilat shkojnë drejt veshkave dhe atyre që gjenden brenda veshkave, duke shkaktuar në këtë mënyrë disa lloje të sëmundjeve të veshkave.
Diabeti kur i mbishtohet tensionit të lartë, mund ta përshpejtojë demtimin e enëve të gjakut .

Neutrale August 7, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik
2 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
23 hours ago
Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin
24 hours ago
Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin
1 day ago
Balla përballet me Malltezin në Gjykatë
1 day ago

Takimi Berisha-Mucunski: Respektimi i komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe përshpejtimi i integrimit europian në fokus strategjik

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

Fuqizohet nënstacioni elektrik në Golem, plan investimi për gjithë bregdetin

Forumi i IDU në Zagreb/ Berisha mes liderëve globalë, pjesë e panelit të rëndësishëm për Ballkanin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?