Sherri ka ndodhur pasditen e sotme në një nga plazhet e Vlorës.
Mësohet se sherri “në grup” e ka patur zanafillën nga dy persona, të cilët kanë hedhur fjalë e provokime ndaj disa grave.
Më pas në konflikt janë përfshirë burrat dhe familjarët e grave në fjalë të cilët janë përplasur fizikisht me personat “nismëtarë” të konfliktit.
Sipas policisë në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç.
Policia sqaron se dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.