Dy turistë gjermanë kanë alarmuar autoritet në Tropojë, mbasi kishin humbur gjurmët e udhëtimit.
Duket se ata nuk kanë mundur të vijojnë më tej ecjen në zonën e quajtur “Curraj i Epërm” për shkak të lodhjes dhe errësirës.
Policia lokale u vu në lëvizje dhe pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë në terrenin e thepisur, u bë e mundur gjetja e tyre dhe më pas i transportuan me helikopter drejt Tiranës.
Ata janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.