Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë rreth orës 19:00, në banesën e tij në rrugën “Agush Gjergjevica”.
Trupi i pajetë i shtetasit me inicialet B. Z. është gjetur nga familjarët, ndërsa dyshimet e para janë se 60-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.