Është arrestuar sot një 36-vjeçar në Pogradec, mbasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, 84 vjeçe.
Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet S.N nën akuzën e dhunës në familje.
Nipi “i dashur”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij shtetases Ll. T., 84 vjeçe, në banesën e tyre në Pogradec.
Në lidhje me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë.