Kështu u shpreh ish deputeti Myslim Murrizi, në studion e Syri TV, për oficerin e policisë, Arjan Tase.
Ai do të emërohej në një post më të lartë, nga funksioni që kishte para ngjarjes tragjike të ndodhur në Potam të Himarës, ku skafi që drejtonte goditi për vdekje një vajzë 7-vjeçare.
Murrizi tha se Tase do të emërohej ditën e hënë si shefi i antidrogës në Policinë e Elbasanit.
“Kjo është një ngjarje që ka për autor një njeri me spaleta. Një ish-shef Komisariati në Himarë, ishte emëruar për pak kohë në Elbasan. Ndoshta ka qenë në delir, pasi nga informacionet që kam unë, ditën e hënë priste një emërim tjetër, ose atje, ose shefi i antidrogës në Elbasan. Prandaj ka qenë si në delir”
“Skaf me motorr 600 kuaj fuqi, të garantoj unë që nga Potami, për 1 orë del në Leçe. Për këtë përdorej ky skaf”, tha ish-deputeti Myslim Murrizi.