Peshkatarët kanë konstatuar trupin e një personi të dekompozuar, në orët e vona të së enjtes, në cektinat e lumit Seman.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arapaj të bashkisë Rroskovec.
Ishin dy peshkatarë, ata të cilët pikasën trupin e dekompozuar dhe njoftuan policinë.
Policia, në bashkëpunim me repartin zjarrfikës të Roskovecit bënë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës nga ujërat e lumit Seman.
Njoftimi:
“Më datë 04.08.2022, në fshatin Arapaj, në lumin Seman, është gjetur një trup i pajetë, ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, njoftoi policia.