Dy zjarrfikës të repartit MNZ të Durrësit kanë përfunduar në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, pasditen e sotme.
Ata janë lënduar teksa luftonin me flakët e një zjarri në fshatin Shetaj, Njësia Administrative e Ishmit.
Nga raportimet e para mësohet se zjarrfikësit janë aksidentuar, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.



