Shtetet e Bashkuara kanë shpallur ditën e enjte gjendjen e emergjencës për shkak të Lisë së Majmunit.
Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Xavier Becerra deklaroi shpërthimin e lisë së majmunëve si një emergjencë të shëndetit publik.
Deklarat e tij u bë më dt 3 gusht, në një përpjekje për të nxitur ndërgjegjësimin dhe për të zhbllokuar fleksibilitet dhe fonde shtesë për të luftuar përhapjen e virusit.
“Ne jemi të përgatitur për të çuar përgjigjen tonë në nivelin tjetër në adresimin e këtij virusi dhe ne i bëjmë thirrje çdo amerikani që ta marrë seriozisht linë e majmunëve dhe të marrë përgjegjësinë për të na ndihmuar të trajtojmë këtë virus”, tha Becerra.
Zyrtarët shëndetësorë të enjten thanë gjithashtu se po merrnin hapa për të përmirësuar aksesin në Jynneos, e vetmja vaksinë e miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave për të mbrojtur kundër virusit përmes një regjimi me dy doza.
Zyrtarët federalë kanë identifikuar rreth 1.6 milionë njerëz si persona me rrezikshmëri të lartë të infektimit nga lija e majmunit, por SHBA ka marrë doza të mjaftueshme Jynneos vetëm për të mbuluar plotësisht rreth 550,000 njerëz.