Ky është thelbi i postimit që ka bërë sot në “Facebook” kryeministri Edi Rama, duke ju referuar diplomimit të 100 specializantëve të rinj.
Ja postimi i plotë i tij:
Flitet shpesh hera – herës për mungesë mjekësh e infermierësh, por kjo është një plagë që i përket të kaluarës, qyshse ata që sot janë rreziku i Shqipërisë dhe bërtasin “Shqipëria në rrezik!”, e çuan shëndetësinë në fund të pusit, duke mbyllur edhe specializimet në mjekësi për katër vjet rresht dhe krijuar një boshllëk të jashtëzakonshëm🫣
Sot e kemi kaluar fazën e mbushjes së boshllëkut dhe po rrisim kapacitetet si kurrë më parë😊
Janë plot 1️⃣0️⃣0️⃣ mjekë të rinj specialistë, që janë bërë së fundmi pjesë e spitaleve rajonale dhe bashkiake në të gjithë vendin😍
**Ministrja Ogerta Manastirliu me mjekët e rinj në Spitalin Rajonal të Vlorës.
#Suksese🤍