Ndaj saj kishte patur ankesa edhe më parë se lëvizte e armatosur.
Agjentët e njësisë së Fontivegge në Peruxhia, gjatë kontrolleve të territorit, kanë ndaluar një 28-vjeçare shqiptare, e cila mbante me vete një thikë 23 cm me teh me majë.
Sipas mediave vendase, ndaj të resë kishte disa ankesa dhe raportime në polici për mbajtjen e sendeve kërcënuese gjë që çoi në një kontroll nga karabinierët dhe në ndalimin e saj.
28-vjeçares ju hoq patenta, ju refuzua leja e qëndrimit në Itali si dhe nisi procedura për dëbim brenda 15 ditëve.