Një aksident i rëndëë ka ndodhur në Itali, ku ka ndërruar jetë një 29-vjeçar shqiptar.
Bëhet e dije se në aksident ka humbur jetën Klajdi Tahiri me origjinë nga Elbasani e që prej vitesh jetonte në Itali.
I riu ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Mercedes Vito”, ku ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë në sensine kundër, duke u përplasur me një kamion.
Përplasja ka qenë e fuqishme dhe i riu ka ndërruar jetë ne vend. Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të aksidentit.

