NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
    11 hours ago
    Belind Këlliçi: Ditën e parë ishin votuesit e tij, pas një jave janë të marrë!
    5 days ago
    Ngushëllon Metën për ndarjen nga jeta të babait/ Berisha:Procesi ndaj Metës, një farsë e turpshme, një zbatim i porosisë së Edvin Kristaq Ramës!
    1 week ago
    Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij Reda
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Harallamb Kota/ PAPA LLAMBRO BALLAMAÇI DËSHMORI I TETË I GJUHËS SHQIPE
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
Kryesore Politikë
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
Aktualitet
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
Të tjera
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
Kryesore
Berishës i hiqet “Non Grata”/ Reagon Taulant Balla: Do ta komentoj sapo DASH apo Ambasada të dalë me një njoftim zyrtar…
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Harallamb Kota/ PAPA LLAMBRO BALLAMAÇI DËSHMORI I TETË I GJUHËS SHQIPE

Neutrale
Last updated: 2022/08/05 at 4:18 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Harallamb Ballamaçi lindi në vitin 1850, në fshatin Plasë të Korçës në gjirin e një familje shqiptare me ndjenja të larta atdhetarie dhe për gjuhën shqipe të pellazgëve hyjnor. I jati, Anastas Zograf Ballamaçi ishte piktor dhe zbukuronte me penelin e tij kishat e shumta në Korçë dhe në periferitë e sajë. Përkushtimi ndaj punës, e shtyu të largohet nga Plasa e të vendoset përfundimisht bashkë me familjen brenda në qytetin e Korçës, ku u sistemua në një shtëpi të madhe me dy kate, e bollshme për të ruajtur tablot e shumta dhe materialet e punës. Në shtëpinë Ballomaçi gjindeshin edhe kopje të shumta të abetares të vithkuqarit shqiptar Naum Bredhi Veqilharxhi, me të cilat Harallambi dhe fëmijët e fshatit mësuan t’a shkruajnë gjuhën e folur shqipe. Mësimet e para Harallamb Ballamaçi i mori në shkollën e qytetit ku mësohej me gjuhën romaike, e cila u quajt greke mbas vitit 1829, kur Fuqitë e Mëdha fabrikuan shtetin ortodoks të quajtur Greqi dhe e mbivendosën në teritoret shqiptare në Arbaninë Jugore. Më pas, ndoqi mësimet teologjike në Manastir dhe veshi rasën priftërore. Në vitin 1869, Ballamaçi u caktua prift në Kishën “Shën Gjergji” në Korçë, ku nisi misionin e tij shpirtëror fetar e atdhetar. Kisha datonte që në Mesjetën e Hershme, qysh në vitin 1253, kur fiset turkmene-vllehe të ngulmuara në Luginën danubiane në fillim të shek XIII, ishin fise pagane e barbare. Në vitin 1875 u prish kisha e vjetër dhe u rrethua vendi për ndërtimin e katedrales së re mbi rrënojat e saj, sipas një Projekti të Financuar nga bamirësi e milioneri shqiptar Anastas Avramidh Lakçe. Në vitin 1876, babai i Harallambit, Anastas Ballamaçi e pikturoi në vaj fytyrën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Mbretit dhe Kryezotit të Kombit Arbër-Shqiptar. Në vitin 1883, Ballamaçi u caktua mësues në shkollën bizantine të qytetit, ku fshehtazi u mësonte gjuhën shqipe fëmijëve shqiptar. Në këto shkolla, mësimet jepeshin me gjuhën romaike, e quajtur romane pas vitit 1881, kur Fuqitë e Mëdha fabrikuan shtetin e dytë ortodoks Romaninë-Rumaninë, që e mbivendosën në Luginën Danubiane, në teritoret e dikurshme shqiptare-ilire-dake, ku në fillim të shek XIII, u ngulmuan fiset turkmene-aziatike të quajtura walach-vlah nga gjermanët e maxharët dhe osmanët krijuan principatat Walachia e Moldavia. Shkollat shqipe dhe mësimi i gjuhës shqipe, ishte i ndaluar nga Porta e Lartë dhe Patrikana Ekumenike. Shqiptarët ortodoks konsideroheshin “rum milet” apo “romenj-roman”, ndërsa shkollat quheshin romaike-romane. Papa Llambro Ballamaçi padroje dhe pamëdyshje i kundërshtoi të gjitha dogmat false të predikuara nga osmanllinjtë turq dhe të mitropolitit të Korçës si dhe psalltet “megalo-idhea”. Ai thoshte: “Pse të jesh i fesë ortodoske apo muslimane, kjo nuk do të thotë se je grek, vlleh apo turk”. Kisha greke dhe priftërijtë grekoman, përgjonin shqiptarët që punonin për gjuhën shqipe, shkollat shqipe dhe kombin shqiptar. Në kushtet e “rrethimit religjoz”, të gjitha veprimet e kryera nga at Ballamaçi ranë në vesh të kishës greke. Dhespoti i Korçës gati sa nuk u çmend. E kishte më të lehtë të vdiste nga dëshpërimi, ose të vriste veten më ndonjë kanal ku kalonin ujërat e zeza, se sa të dëgjonte t’i thoshin se gjuha shqipe po ringjallej. Bëri të pamundurën për ta kallëzuar te qeveria turke, me shpresën se kur sulltani të dëgjonte se ky njeri po u mësonte fëmijëve të Korçës gjuhën shqipe, do të jepte urdhër, që papa Harallambit t’i pritej koka, por në të vërtetë nuk ndodhi kështu. Për pasojë, një dëshpërim i madh e pushtoi dhespotin e Korçës. Në vitin 1887, Pandeli Sotiri nga Selcka e Gjirokastrës, çeli mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë. Në atë shkollë shkuan shumë djem dhe vajza, por kisha greke bëri të pamundurën për frikësimin e prindërve që dëshironin t’u mësonin fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Kush i çonte fëmijët në shkollë do të shkishërohej e do të mbetej i mallkuar brez pas brezi. As në botën tjetër nuk do të kishte vend për ta. Dhe kisha greke mundi t’ia dilte mbanë. Fëmijët ortodoksë e braktisën shkollën shqipe. Mësonjëtorja rrezikonte të mbyllej. Tashmë dhespoti i Korçës sa s’po vdiste prej gëzimit, por buzëqeshjen e tij e preu përsëri në mes Papa Llambro Ballamaçi. Ai mori gjysmën e nxënësve shqiptar të shkollës romane dhe i çoi te mësonjëtorja e parë shqipe. Ata do të qëndronin atje deri sa fëmijët e larguar nga frika, të riktheheshin. Në vitin 1890, at Ballamaçi shkoi në Stamboll. Gjatë qëndrimit në Stamboll, ai kishte mbetur i lumturuar sepse kishte vizituar shtëpinë e vjershëtarit kombëtar Naim Frashëri. Për vizitën që bëri në shtëpinë e Naimit, Papa Llambro Ballamaçi ka shkruar: “Një ditë kur vajçë në shtëpinë e Naimit në Stamboll, më përshëndeti shqip një uratë e pastaj… hymë brenda. I madhi Naim na priti me mall e gëzim, ashtu siç i karakterizon shqiptarët. Pas largimit nga Stambolli Papa Llambro deri në vitin 1898 qëndroi në Romani, duke kërkuar ndihma në miqtë e tij shqiptar të Romanisë, për shkollat shqipe të Korçës. Në Korçë u kthye në vitin 1898. Papa Llambro po bëhej për kishën greke gjithnjë e më i frikshëm. I ndodhur midis urëve të zjarrit përvëlonjës të kryqëzatave mesjetare, sepse nga njëra anë kundër tij vepronin grekomanët, turqit selxhuk osmanlli, turaniko-bullgarët, sllavët-maqedon, shqiptarët e kthyer në vlleh dhe nga ana tjetër mitropoliti i Korçës, prapë se prapë, ai nuk u nda as nga kisha e tij që predikonte mbarësi dhe as nga shkolla që mbillte shqiptarizëm, dituri e kulturë. Në dhjetor të vitit 1912, kur grekët hynë për herë të parë në Korçë, një grup kriminelësh vizitën e parë e bënë në shtëpinë e tij. I kishin dërguar dy officer madhor të ushtrisë greke Apostolidhis dhe Vardas, që e kërcënuan se do ta vrisnin po mos largohej nga kisha antigreke dhe gjuha shqipe e mallkuar nga zoti. Ballamaçi nuk pyeste për kërcënime të përsëritura nga xhelati Vardas e veglat e tij të zeza shqiptar grekoman e vllehoman dhe nga priftërijtë grekoman të cilët e çkishëruan dhe e mallkuan. Ai disa herë ua kishte thënë ball për ballë turqve e grekëve “me persekutime dhe masakra nuk mund të ndryshohej vetëdija e bashkëkombasve të mi shqiptar”. Kriminelët grekoman kishin marrë urdhër t’i fusnin një plumb kokës dhe t’i lanin duart një herë e mirë me të, por nuk mundën. Në 7 mars të vitit 1914, në Shqipëri erdhi mbreti Wilhelm Wid, at Ballamaçi u gëzua shumë, pati shpresë se Shqipëria do të bëhej. Papa Llambroja nisi me dërgatën korçare djalin e tij Nik Ballamaçin për t’i uruar mirëseardhjen së bashku me një darovë me vlerë nga ana e priftit: “fytyrën e Gjergj Skënderbeut”, e pikturuar në vaj prej t’et të Papa Llambros, Nastas Zograf Bullamaçi më dt1876”. Ndërkohë, andartët grekoman të nxitur nga mitropoliti Germanos po përgatiteshin për kryengritjen. Natën duke u gdhirë data 2 prill 1914, dhjetë andartë grekë të armatosur, hapën zjarr mbi patrullën e policis të drejtuar nga kryekomisari Themistokli Gërmenji. Në 5 prill iu drejtuan shtëpisë ku banonte at Ballamaçi. Si e rrethuan shtëpinë e tij, dikush prej andartëve nisi të thërriste: “Papa Llambro, dil jashtë se të kërkojnë”! Unë po dal, – u tha Ballamaçi njerëzve të familjes, – por ju mos u shqetësoni, do të shkoj dhe do të kthehem përsëri, si gjithnjë, nuk është hera e parë që më ndodh kështu dhe ju e dini. Kapedan Thrakas rrëmbeu çelsin dhe i shoqëruar nga disa andartë hynë në shtëpinë e Papa Llambros. Kontrolluan gjithçka, edhe sirtarin ku Ballamaçi mbante kursimet e veta dhe morën prej andej gjithçka gjetën. Në vend të të hollave i lanë fotografinë e dhespot Fotit, për t’i treguar se po hakmerreshin për vrasjen e tij në vitin 1906.  Pastaj u kthyen përsëri te Papa Llambro Ballamaçi. U turrën sipër tij dhe nisën ta qëllonin me bajonetat e armëve. Gjaku mbuloi gjithë trupin e Papa Llambros. Binte dhe ngrihej, vdiste dhe ngjallej. Po e çonin drejt bregut të Shëndëllisë. Gjithçka që po ndodhte, banorët e mëhallës po e shihnin me tmerr nga dritaret e shtëpive. Askush nuk guxoi ta ndihmonte. Ata ishin të gatshëm të vrisnin këdo edhe për një gjysmë fjale. Lotonin në heshtje dhe luteshin për Papa Llambron. Ai mundi të mbërrinte te bregu i Shëndëllisë, atje u këput dhe ra për të mos u kthyer më në shtëpinë e tij. Papa Llambro Ballamaçi ishte prifti atdhetar shqiptar që grekët e masakruan dhe e vranë pse ngriti flamurin shqiptar në Korçë. Papa Harallamb Ballamaçi është Dëshmori i Tetë i Gjuhës Shqipe, pas dëshmorit Pjetër Budi, Dhaskal Todhri, Naum Bredhi Veqilharxhi, Anastas Kullurioti, Jani Vreto, Koto Hoxhi e Pandeli Sotiri.

Neutrale August 5, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT
11 hours ago
Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.
11 hours ago
Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën
24 hours ago
Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme
1 day ago
Berishës i hiqet “Non Grata”/ Reagon Taulant Balla: Do ta komentoj sapo DASH apo Ambasada të dalë me një njoftim zyrtar…
1 day ago

Luçiano Boçi: NJË DORËHEQJE KUNDËR SISTEMIT

Arrestohen 3 shtetase kineze dhe vietnameze. Procedohen penalisht 2 shtetas, për veprën “Pr*stitucioni”.

Bledi Kasmi/ Shtetet e Bashkuara rikthejnë Berishën

Shkodër/Jep dorëheqjen Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof.Tonin Gjuraj, akuza të rënda ndaj Bordit: Vendime të paligjshme

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?