Çmimet ndërkombëtare të naftës ranë dje në nivelet më të ulëta që nga nisja e sulmit të Rusisë mbi Ukrainë.
Kontratat e naftës së papërpunuar Brent u ulën me 2,66 dollarë, ose 2,75%, në 94,12 dollarë.
Ky është çmimi më i ulët që nga dt 18 shkurt e këtij viti.
Por në Shqipëri, tregu është i pandjeshëm ose fare lehtë i ndjeshëm dhe nafta vazhdon e shitet me 210 lekë për litër.