Një shtetase, drejtuese e një automjeti u gjet e pajetë në makinën e saj nga forcat e policisë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laknasit, Bashkia Kamëz, pasditen e sotme.
Policia njofton se 60-vjeçarja S.Gj ka humbur drejtimin e automjetit për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa u gjet e pajetë.
Njoftimi nga Policia
Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.