Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, në një postim në “Twitter” ka mohuar zërat se polici Arjan Tase që vrau fëmjën 7 vjeçare me skaf në Himarë është nipi i tij.
Sipas tij, autori duhet të marrë dënim shembullor.
Postimi:
“Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ që duhet të marrë dënim shembullor”, shkruan Balla.




