Ju jeni vrasës!
Kjo është thirrja zotëruese para Ministrisë së Brendshme.
Shtohen thirrjet dhe irritimi i protestuesve, ata shprehin qartë kundërshtinë ndaj mënyrës sesi reagon shteti për sigurinë publike.
Pankartat që po shfaqen kanë shkrime të tilla: Ju jeni vrasës, Ju jeni vampira, S’shkojmë dot në det, qeveria të vret !
Qytetarët e mbledhur përpara Ministrisë së Brendshme kërkojnë dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi dhe ministres Kumbaro.
Reagimi i tyre vjen pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku një vogëlushe 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit me skaf nga një zyrtar policor.



