Protesta nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, kur sapo mbërritur ora 19:00, ka mbledhur mijëra qytetar në territorin rreth Ministrisë së Brendshme.
Ajo që të bënë përshtypje në këtë tubim është prania e moshës së re, të rinjtë vijnë grupe-grupe dhe vendosen në aksin e pedonales, nga pikëtakimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe deri para hyrjes së Kalasë së Tiranës.
Pa pankarta, pa flamuj, ata vijnë për të shprehur solidaritetin me familjen e vajzës 7 vjeçare që u vra me skaf nga një oficer policie, në plazhin e Himarës, por edhe për njëmijë arsye të tjera shprehin revoltën.