NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Le të bashkohemi edhe në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, udhëzimi për procedurat është firmosur
    1 day ago
    Koalicionet/ Berisha në Grupin Parlamentar: Jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër
    3 days ago
    Belind Këlliçi: Taulant Balla propagandon për zgjedhjet e ndershme, kur Sara Mile shkon në SPAK për krim elektoral!
    5 days ago
    Belind Këlliçi: 4 milionë lekë gjobë nëse mbron korrupsionin, 5 milionë lekë gjobë nëse proteston kundër korrupsionit!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mbreti i vdekjes- Hadi- Mitologji (Mbretëria që na pret të gjithëve)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha: Le të bashkohemi edhe në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, udhëzimi për procedurat është firmosur
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Zgjedhjet lokale nuk e largojnë Ramën, por i japin fuqi
Të tjera
Koalicionet/ Berisha në Grupin Parlamentar: Jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër
Kryesore Politikë
Rama ndryshon ekipin negociator të Shqipërisë me BE-në
Kryesore
Basir Çollaku: Përgjimi/ Balla-Rama me Suel Çelën?! Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mbreti i vdekjes- Hadi- Mitologji (Mbretëria që na pret të gjithëve)

Neutrale
Last updated: 2022/08/04 at 3:43 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Ishte djali i madh i Kronit dhe me vëllezërit e vet, Zeusin dhe Poseidonin, formonte trininë e zotërave supremë grekë. Kur lindi, i ati, Kroni, ishte sundues suprem i gjithësisë, mirëpo frikësohej pa masë se ndonjëri prej fëmijëve të tij do t’ia rrëmbejë fronin. Prandaj pasardhësit e vet i gëlltiti posa i lindën dhe i burgoste në barkun e vet. Ata jetuan edhe më tutje, për arsye se, si qenie hyjnore, ishin të amshueshëm. Nga ky fat ka shpëtuar vetëm Zeusi, djali i tij më i vogël, të cilin nëna e lindi fshehtazi dhe e strehoi në Kretë. Kur u rrit Zeusi, ndodhi pikërisht ajo prej çka friksohej më së shumti Kroni: u çua kundër babait, e detyroi që fëmijët e burgosur t’i lirojë dhe e ftoi në luftim. Vëllazërit e tij, Hadi dhe Poseidoni, iu bashkuan Zeusit dhe me aleatët e tjerë i ndihmuan që ta mposhtë Kronin dhe t’ia rrëmbejë pushtetin. Pas ngadhënjimit vëllezërit u morën vesh që trashëgimin e Kronit me short ta ndajnë ndërmjet tyre. Zeusi e rregulloi që atij t’i takojë pushteti në qiell dhe tokë, Poseidoni e fiton pushtetin në det, ndërsa Hadi u bë sundues i gjithëpushtetshëm në perandorinë nëntokësore.

Nuk mund të thuhet se Hadit i ka takuar me short pjesa më e mirë, por natyrës së tij të errët dhe të pamëshirëshme sundimi mbi botën nëntokësore i përgjigjej plotësisht. Dhe perandoria e tij nëntokësore ka qenë vërtet e tmerrshme: fshihej në thellësitë e tokës dhe në të kurrë nuk depërtoi rrezja e dritës së diellit. E formonte rrafshin e zymtë përplot me lule të verdha të asfodeles (“lulja e vdekjes”) nëpër të cilin rrjedhin pesë lumenj, të cilët njëherit ishin edhe kufijt e saj: Stiksi, që i mbërthente të gjithë me përqafimin e akullt, Akeronti, lumë i vajtimit, Kokiti, lumi i pikëllimit, Piriflegetoni, lumë i zjarrtë dhe Leta e errët, ujërat e të cilëve bënin që të harrohet çdo gjë ç’është e kësaj bote. Se si ka qenë në të vërtetë e ndarë dhe se si dukej perandoria e Hadit, njerëzit nuk e dinin me siguri, pasi që asnjë i vdekur nuk është kthyer i gjallë nga atje e që do të tregonte se si është atje. Disa heronj (Herakliu dhe Enea), të cilët kanë zbritur në të dhe sërish janë ktheyr nuk kanë mundur ta shohin tërësisht. Mirëpo, supozohej se në perëndim shtrihen fushat e Elizeut, ku jetën e tyre të amshueshme e çonin shpirtërat e të drejtëve. Diku në thellësira gjendej Tartari, ku mëkatarët i vuanin dënimet e amshueshme dhe në pjesën më të errët të kësaj perandorie të zymtë ishte Erebi ku gjendej pallati nga i cili Hadi, së bashku me gruan e vet, Persefonën, sundonte me zotërat e botës nëntokësore dhe shpirtërat e të vdekurve.

Shpirtërat e të vdekurve zbritnin në perandorinë e Hadit përmes humnerave të errëta. Njëra prej tyre ishte në ngushticën Tenar, në jug të Peloponezit, ndërsa tjetra në Kolon,duke shkuar nën Etnën në Sicili. Sipas Homerit hyrja në perandorinë nëntokësore ishte diku në perëndim, ku më nuk depërtonin rrezet e diellit. Hyrjen në botën nëntokësore e ruante Kerberi, qeni trekrerësh. Ata të cilët hynin i lëshonte me kujdes, mirëpo askënd nuk e lëshonte të dalë jashtë. Prej hyrjes rruga shpinte kah ujërat e Akerontit, nëpër të cilin i çonte shpirtërat e të vdekurve plaku i vrazhd, Haroni. Kuptohet se i çonte vetëm në boten nëntokësore, por jo edhe mbrapa dhe për këtë punë të vdekurit kanë qenë të detyruar t’i paguanin. Nga anija e Haronit shikonin të gjithë para fronit të Hadit, te i cili gjendeshin të ulur gjykatësit, Minosi, Radamanti dhe Eaku, djemt e Zeusit. Vetëm rallë ndonjë shpirt arrinte në Elize, ku çonte jetë të lumtur.Të fajësuarit dënoheshin sipas veprave të keqia të bëra, dhe kush nuk ishte as i mirë dhe as i keq (ose ka qenë i mirë dhe i keq), ka qenë i detyruar të shkojë në fushat e Asfodelit, ku bredhte pa hare dhe pikëllim, pa asnjë dëshirë dhe ndjenjë, si hije. Njerëz të tillë gjoja ka pasur, më së shumti dhe në mesin e tyre gjendeshin edhe kreshnikët më të mëdhenj (madje edhe vetë Akili; çfarë jete çonte atje, dimë nga rrëfimi i tij i brengosur, të cilin e ka shënuar Homeri: “Kisha dashur më tepër të punoja si mëditës jashtë në fushën e burrit me pronë të vogël, ku nuk ka ushqim të begatshëm, se sa këtu në perandorinë e Hadit të jesh sundues i hijeve të gjithë njerëzve të tillë të vdekur”.

Neutrale August 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha: Le të bashkohemi edhe në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, udhëzimi për procedurat është firmosur
1 day ago
Basir Çollaku/ Zgjedhjet lokale nuk e largojnë Ramën, por i japin fuqi
3 days ago
Koalicionet/ Berisha në Grupin Parlamentar: Jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër
3 days ago
Rama ndryshon ekipin negociator të Shqipërisë me BE-në
3 days ago
Basir Çollaku: Përgjimi/ Balla-Rama me Suel Çelën?! Arrestoni kë themi ne, ju japim 9 deputetë, jemi kamikazët tuaj..
4 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Berisha: Le të bashkohemi edhe në zgjedhje me kandidatë të përbashkët, udhëzimi për procedurat është firmosur

Basir Çollaku/ Zgjedhjet lokale nuk e largojnë Ramën, por i japin fuqi

Koalicionet/ Berisha në Grupin Parlamentar: Jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër

Rama ndryshon ekipin negociator të Shqipërisë me BE-në

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?