Sipas mediave italiane të arrestuarit janë 30-vjeçari shqiptar me banim në Firence dhe një 46-vjecar napolitan.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm pak pas hapjes së zyrave, kur dy grabitësit të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambiente me qëllim që të zbrazin kasafortën.
Grabitësit nuk kanë arritur objektivin final, pasi nga posta kanë dalë me vetëm 1450 euro, të cilat i morën nga arka.
Menjëherë pas ngjarjes, u njoftuan Karabinierët të cilët bënë të mundur edhe arrestimin e dy personave, të cilët u dërguan në burg me urdhër të Prokurorit Publik të Bolonjës.