Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lamia të Greqisë.
Mediat vëndase raportojnë se 29-vjeçarja me origjinë shqiptare është gjetur e pajetë brenda banesës së saj, e cila ndodhet në qendër të qytetit.
Dyshohet se e reja mund t’i ketë dhënë fund jetës duke u vetëvarur.
Ishte aroma e rëndë që vinte nga banesa e saj, ajo që ka bërë që fqinjët të shqetësohen dhe të njoftojnë policinë.
Pas futjes në banesë të policisë, ajo është gjetur e varur me një litar të improvizuar.
Autoritet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

