Në fillim u raportua për një viktimë, me mbërritjen e Policisë u konstatuan dy të vdekur.
Kaq shumë ishte shtypur autovetura sa nuk dukeshin dy të tjerë brenda saj.
Kështu që ka marrë përmasat e një tragjedie të plotë aksidenti në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë.
Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin.
Pritet ndërhyrje e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një familje.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për rrethanat e aksidentit.