Kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë një koment në lidhje me bisedën e zhvilluar midis Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Mos guxoni !- kështu shkruan Berisha, nëse rrezikohet Kosova do ndesheni me fuqinë e NATO-s.
Më poshtë postimi i plotë:
NATO, Putinit dhe Vuçiçit: Mos guxoni! Nëse rrezikohet Kosova, do përballeni me fuqinë e NATO-s!
Të dashur miq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ku ka biseduar pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në veri të Kosovës.
Numri një i NATO-s ia ka bërë të qartë presidentit te Serbomadhisë Vuçiç dhe padronit të tij Putin të heqin dorë nga plani ruso-serb i destabilizimit të Ballkanit Perëndimor, se nëse do të cenohet stabiliteti i Kosovës, do përballen me fuqinë ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Përshëndes këtë paralajmërim të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s ndaj serbomadhit Vuçiç dhe padronit të tij Putin por edhe vasalëve të tij në rajon. Thelbi i bisedës Stoltenberg- Vuçiç është bërë i ditur në Tëitter nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stotenberg në të cilin thuhet: “Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin mospajtimet përmes diplomacisë. Misioni i NATO-s, KFOR-i, mbështetur në mandatin nga Kombet e Bashkuara, qëndron i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet qëndrueshmëria”.