Nga Vlora, në takimin e mbrëmjes së djeshme, Berisha u shpreh se, rroga mesatare e shqiptarëve duhet të ishte 1500 euro në muaj, por këtu ka shkuar borxhi publik 107%.
Këto deklarata Kreu i PD-së, Sali Berisha i bëri në takim me intelektualë dhe biznesmenë me temën “Turizmi në Rrezik”.
Ai u shpreh: Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë.
Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta. Ajo qeverisje kishte probleme, qeverisja ime, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në rrit.