Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Mukje të Krujës mbrëmjen e djeshme.
Flakët dukeshin deri në Tiranë, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.
Zjarri u përhap me shpejtësi, ndërsa u rrezikuan edhe disa shtëpi, që u mbajtën nën kontroll nga zjarrfikësit.
Zjarri ka lënë pa energji banorët e zonës, ndërsa era favorizonte përhapjen e flakëve.
Sot është aktivizuar sërish edhe vatra në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës, e cila ishte shuar disa ditë më parë.