Në një dalje për mediat, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko raportoi se inflacioni për muajin qershor ishte 7.4%.
Një e dhënë pesimiste kjo, por muajt e ardhshëm do të jenë më të vështirë akoma.
Kujtojmë se para një muaji, ishte po Sejko, që raportoi inflacionin e muajit maji në vlerat 6.7%.
Pra tendenca e rënies ekonomike jo vetëm që është e qartë, por po mbërrin në mënyrë shqetësuese në çdo derë shtëpie dhe hallkë të zinxhirit ekonomik.
E pra, duket se parashikimet ekonomike dhe situtata me çmimet nuk do jenë optimiste edhe për muajt në vazhdim.
Sejko tha se inflacioni pritet të kulmojë në gjysmën e dytë të vitit ku jemi, ndërsa referoi se përgjatë gjysmës së parë të vitit, ai shënoi pikun në muajin qershor
“Inflacioni kulmoi 7.4% në muajin qershor. Rritja e inflacionit pasqyron artikujt ushqimorë, çmimet e naftës dhe transportit”, tha Sejko, duke pohuar se inflacioni pritet të shënojë sërish rritje në muajt në vijim.

