Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti të ndodhur në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.
Policia informon se 33-vjeçari O.D., është qëlluar me thikë nga Q. H., 27 vjeç pas një konflikti për motive të dobëta.
Policia është në ndjekje të autorit, por ende nuk ka mundur të bëjë arrestimin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.