Besart Xhaferri është një nga 6 kandidatët për kreun e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Ai është diplomuar në një nga universitetet më të mira angleze, por ka zgjedhur të kthehet e të kontribuoi në atdhe.
Është pikërisht ky motiv mesa duket që e ka shtyrë të futet në garën e forumit rinor të partisë më të madhe opozitare dhe një nga formacionet politike më të mëdha në vend.
Këtë mesazh ka përcjellë ai në një status në rrjetet sociale, para dy ditësh, menjëherë sapo 6 kandidaturat e këtij forumi u zyrtarizuan.
Ja postimi i plotë i tij:
Suksese të gjithë kandidateve!
Është vetëm 2 muaj proçes që nuk duhet të na ndaj, madje përkundrazi duhet të na bëj të kuptojmë që jemi pjesë e një familje të madhe dhe të pasur në shumëllojshmëri karakteresh, personalitetesh, kontributesh dhe gjenerate! Por, gjëja kryesore që na bashkon është pasioni jonë për FRPD dhe PD, si dhe dashuria jonë për Shqipërin!
FRPD do dali më e madhe nga kjo garë dhe mbi të gjitha ai/ajo që do e drejtoj do e zmadhoj akoma më shumë 4 vitet e ardhshme!


