Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku mëngjesin e sotëm, është gjendur e shkatërruar makina e juristit L.P, i cili punonte pranë ASHK në Sarandë, por që ndodhet i arrestuar.
Ky i fundit, ndodhet në burg prej 10 majit të këtij viti, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar, gjatë natës, kanë thyer xhamin e pasmë të makinës, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me spraj mjetin tip Fuoristrade Mercedes-Benz ML.
Mjeti i tij ndodhej i parkuar në lagjen nr.4 që prej arrestimit të 41-vjecarit