Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku një 5 vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një skaf.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.
Tase menjëherë u vu në prangat e policisë, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit në Himarë.