Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e Himarës ku u përplas për vdekje me skaf një vajzë 7-vjeçe.
Ai kërkon nga drejtësia ndëshkim ekstrem për Arjan Tasen, i cili ishte personi që drejtonte skafin.
Gjithashtu, ai ka një mesazh edhe për “pjesën kafshërore politiko-mediatike, që ndezin urrejtjen”
Reagimi i tij:
Tragjedia e familjes së të miturës në Himarë është rrëqethëse dhe s’ka fjalë ngushëlluese për dhimbjen. Uroj që fajtori të marrë ndëshkimin më ekstrem nga drejtësia dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit të nxjerrin mësimet e duhura e t’u japin mësimin e duhur trupave përgjegjëse!
Nuk mungoi as në këtë rast kafshëria politiko-mediatike e atyre që urojnë e presin veç fatkeqësi, për të ushqyer zjarrin e luftës së tyre politike të paudhë dhe të pashpresë!