Marjus Musaku ka rënë në prangat e policisë së Durrësit ditën esotme pasi kishte marrë pend për disa ditë e kisht përdhunuar shtetasen Ersida Dyrmishin.
32-vjeçari rezulton të jetë një emër i njohur për policinë, pasi në vitin 2018 ai është akuzuar sërish për rrëmbim personi, konkretisht ish-bashkëshorten e tij.
Mësohet se ai kishte marrë me forcë ish-bashëshorten, e identifikuar në atë kohë me iniciale P.M, 27 vjeçe, në bashkëpunim me një shok të tij. Ai e rrëmbeu atë në shtëpinë e babait të saj në Lushnje dhe ishte ky i fundit që bëri denoncim në polici për zhdukjen e së bijës.
Musaku e kishte mbajtur të fshehur të renë në qytetin e Durrësit, por brenda 24 orëve u gjet nga policia dhe u vendos në pranga.
Ndërkohë, sa i përkrt rrëmbimit të Dyrmishit, Musaku ka deklaruar para oficerëve të policisë se nuk e ka marrë me forcë, por ajo kishte shkuar me dëshirën e saj dhe se kanë pasur një histori dashurie.