Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për përdhunimin e një të miture është arrestuar nga Policia e Korçës.
Nga uniformat blu mësohet se në pranga ka rënë shtetasi M.R, banues në fshatin Pulahë të Korçës, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 13-vjeçare.
Ndërkohë, Gjykata e Korçës ka caktuar për të riun masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.